» Sakrifikimi i Tahirit dhe reagimi i Prokurorit Hajdarmataj

Sakrifikimi i Tahirit dhe reagimi i Prokurorit Hajdarmataj

Hajdarmataj nuk mund të mos reagonte ndaj shkarkimit dhe sidomos ndaj kërcënimeve që zunë fill, menjëherë më pas, disa pak orë më pas, madje, edhe për arrestimin e tij, për ca “afera”të shkuara të vitit 2015…
Duke patur ndër duar çështjen e ministrit Tahiri, shkarkimi i tij i befasishëm, nën motivacionin për “mosveprim”, ishte në të vërtetë edhe një semafor jeshil, për të mos pasur vonesa edhe ndaj Tahirit.
Për këtë pati një deklaratë edhe të zotit Lu, që është lirisht e interpretueshme në disa mënyra, por që e kishte theksin te mosveprimi i Hajdarmatajt.
Pra shkoi si shkoi puna, kryeministri dhe sistemi politiko-juridik shqiptar, nuk e evituan dot përplasjen, që herët a vonë, mund të vijë me zhurmë të madhe, ndërmjet Ramës dhe Tahirit.
Pra, veprimi i beftë i shkarkimit të Hajdarmatajt nga njëra anë dhe akuzat që filluan të qarkullojnë me porosi, nëpër mediat proqeveritare, për gjoja rrezikun e vënien nën akuzë, të Prokurorit akuzues, shkrepën mekanizmin, ndoshta në ngërç presionesh shumë të mëdha.
Nëse do të vonoheshin edhe disa ditë, prokurorët e Çështjes Tahiri, rrezikoheshin të shkeleshin me këmbë dhe pasiviteti i tyre do të lexohej keqas edhe në opinionin publik, edhe në kalkulimet e kundërshtarëve të tyre…/360grade.al/


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera