» Trump i kërkon muzeut Guggenheim një pikturë të Van Gogh, në vend të tij i ofrojnë një wc në flori

Trump i kërkon muzeut Guggenheim një pikturë të Van Gogh, në vend të tij i ofrojnë një wc në flori

Nuk është shaka. Sipas Washington Post, Presidenti Amerikan Donald Trump i kërkoi muzeut të artit Guggenheim të Nju Yorkut një pikturë të Van Gogh, për të zbukuruar zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë. Bëhet fjalë për një peizazh të mrekullueshëm me borë. Por muzeu Guggenheim e refuzoi kërkesën e Presidentit (piktura ishte e destinuar për filialin e Bilbaos) duke ofruar në këmbim një wc.

Sigurisht, bëhet fjalë për një vepër arti të artisitit Maurizio Cattelan, i cili për ironi e ka quajtur veprën e tij (wc – në), “Amerika”. Wc –ja është e derdhur ne ar 18- karat dhe Presidenti Trump shquhet për shijet e tij ku përfshihet ngjyra e floririt. Por gjithsesi mbetet nje wc, për më shumë e përdorur shpesh nga vizitorët e muzeut.

Sigurisht që kjo shaka nuk do i ketë pëlqyer Presidentit, i cili, përveç të tjerave, njihet për fobinë e tij ndaj mikrobeve./360grade.al


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: Cili është sot shansi i fundit i Kryeminsitrit…

Të tjera