» Zgjedhja në postin e rëndësishëm të BE, Bregu: Mu desh edhe mbështetja e Qeverisë “Rama”, nga PD më uruan…

Zgjedhja në postin e rëndësishëm të BE, Bregu: Mu desh edhe mbështetja e Qeverisë “Rama”, nga PD më uruan…

Ish-ministrja demokrate e Integrimit, Majlinda Bregu shkëputet për të paktën 3 vjet nga politika shqiptare për të drejtuar atë që pas procesit të Berlinit është shndërruar në organizimin kryesor për rajonin në kuadër të Bashkimit Europian.

Misioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal kalon në disa fusha.

“Sidomos pas procesit të Berlinit dhe pjesës së caktimit të detyrimeve kryesore, kthimit të vëmendjes tek rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht shtimi i bashkëpunimit ekonomik dhe social, por edhe i dialogut dhe ruajtjes së stabilitetit në të gjithë vendet e Europës Jug-lindore, e bëjnë që të jetë institucioni më i rëndësishëm i BE-së për të gjithë pjesën e Europës-Juglindore”, thotë Majlinda Bregu.

Edhe pse ishte aplikantja e vetme nga Shqipëria, që kur u mësua zyrtarizimi i kandidaturës së saj në një garë të fortë me ish-kryeministrin malazez Igor Luklsiç, nuk munguan ata që e panë këtë si shpërblim të Kryeministrit Rama për zonjën Bregu, qëndrimet e së cilës për integrimin e europian shpesh i kanë lexuar në sintoni me qeverinë socialiste dhe jo me opozitën demokrate të Lulzim Bashës.

“Ky është vetëm një nga ato intregat e Tiranës që kam dëgjuar përgjatë gjithë kësaj kohe të investimit tim politik”, sqaron ish-ministrja e Integrimit.

Pohon se për zgjedhjen nuk do të mjaftonte vetëm aplikimi dhe lobimi i saj, për shkak të njohjeve të krijuara në BE, duhej edhe mbështetja e Qeverisë “Rama”.

“Është një pozicion në të cilin nuk emërohesh, por zgjidhesh, pra votohesh. I takon vendit që të vendos nëse të mbështet apo nuk të mbështet në këtë procedurë, ndaj e kam falenderuar këtë dje edhe miqësisht ministrin Bushati”, shton Bregu.

Majlinda Bregu nuk u kandidua nga Lulzim Basha për këtë legjislaturë parlamentare e si rrjedhojë humbi pozicionin në forumet drejtuese të partisë. Por disa urime prej familjes së vet politike i kanë ardhur.

“Më kanë uruar miq dhe kolegë nga forca ime politike”, tregon ish-ministrja.

Ajo thotë se ndihet mirë që Lulzim Basha ka arritur në qëndrimet e saj të kahershme, duke bërë thirrje publike pro hapjes së negociatave për anëtarësim./Top Channel


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera