» Ylli Manjani ironi me të gjithë: Pika mu në politikë…

Ylli Manjani ironi me të gjithë: Pika mu në politikë…

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë e parë të Edi Ramës, Ylli Manjani nuk e ka kursye ironinë pas ‘fitimit’ të vendit të ri të punës nga Majlinda Bregu.

Sipas Manjanit, qeveria paska lobuar fort për të punuësuar Majlindën.

Por ish-ministri nuk e kursen edhe ironinë për deklaratën e djeshme të Ramës, se do ishte mirë që së bashku me Bashën të nisin një tur evropian.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani:

Ne e dinim se qeveria po lobbonte për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por paskan punuar për të punësuar Majlindën!!!

Po Lulin përse e do ta ketë me vete nëpër takime në Europë?! Për ta punësuar edhe atë?!!

O pika mu në politikë!

Degjenerim ekstrem…


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera