» Gruaja nga Berati bën rrëfimin e trishtë: Ish-burri më rrihte vajzën se kishte frikë

Gruaja nga Berati bën rrëfimin e trishtë: Ish-burri më rrihte vajzën se kishte frikë

Dhuna në familjet shqiptare është ende një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sonë.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe Kozeta Kullit, 42-vjeçares nga Berati e cila është dhunuar për një kohë shumë të gjatë nga ish-bashkëshorti Ylvi Hazizi.

Çifti u martua në 1996 dhe sollën në jetë dy vajza, mirëpo sipas Kozetës ish-burri e keqtrajtonte gjatë gjithë kohës duke i thënë se ajo ishte prona e tij.

Gruaja tashmë 42 vjeç tregon se nuk donte të ndahej nga i shoqi, por kur lindi dhe vajza e dytë Elva e cila tashmë është 11 vjeç, pa që ai nuk do të ndryshonte kurrë dhe vendosi t’i jepte fund martesës.

Ajo ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” edhe peripecitë që i janë dashur të ndjekë gjatë gjithë këtyre viteve dhe si e ka duruar që burri i dhunonte edhe vajzën e madhe.

Kozeta ka rrëfyer:

 Ne jemi njohur me shkuesi dhe brenda dy muajsh ne jemi fejuar dhe martuar. Përgjatë një viti dukeshin sikur gjërat po shkonin mirë. Nuk e njoha sa duhet personin që unë u martova. Unë mendoja se do përmirësohej situata me ardhjen në jetë të vajzave, por bashkëshorti im ishte i papërgjegjshëm dhe nuk punonte. Ishte dembel dhe nuk punonte. Unë nuk doja që të divrcoheshim dhe pas 9 vitesh erdhi në jetë vajza e dytë. Por ai nuk ndryshonte dhe kuptova që nuk shtyhej më. Kishte mendime të dobëta. Më trajtonte sikur isha pronë e tij. Ti je e imja thoshte dhe bëj si të them unë. Ke ardhur ti tek unë thoshte dhe jo unë tek ti. Ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së madhe. Nuk di ta shpjegoj , por ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës se kishte frikë se ajo do vinte me mua nëse do ndaheshim. Vajza e madhe ishte 12 vjeç kur unë mora vendimin për ndarjen nga bashkëshorti.”

tjmyhguk,


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera