» ‘Forbes’: Shqipëria një vend jo i zakonshëm kërkon t’i bashkohet Evropës

‘Forbes’: Shqipëria një vend jo i zakonshëm kërkon t’i bashkohet Evropës

Revista prestigjioze amerikane ”Forbes” i kushton një shkrim të zgjeruar Shqipërisë, që e konsideron ”një vend jo i zakonshëm” si edhe kryeministrit Edi Rama, të cilin po ashtu e konsideron ”një lider të pazakonshëm”.

”Tani Shqipëria kërkon t’i bashkohet Europës”, thekson revista.

Nuk ka qenë një kohë apo detyrë e lehtë nxjerrja e vendit më të varfër dhe të konsideruar më të korruptuarin në kontinentin europian nga epoka e errët, në bisedimet që më shpresë mund të çojnë në hyrjen eventuale të vendit në Bashkimin Europian gjatë valës tjetër të zgjerimit, të planifikuar për në 2025-ën.

Shqipëria bëri zyrtarisht kërkesë për anëtarësim në BE në 2009-ën dhe në 2014-ën iu dha statusi i vendit kandidat. Në periudhën e ndërmjetme, BE-ja e bëri të qartë se Shqipëria pritej të bënte ndryshime për të hapur bisedimet e anëtarësimit: reformën e administratës publike dhe reformën në drejtësi, të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar – që nënkuptonte luftën kundër trafikimit të drogës dhe kultivimit të kanabisit – dhe të përmirësonte të drejtat e njeriut, përfshi mbrojtjen e minoriteteve dhe respektimin e së drejtës së pronës.

”BE sapo ka njoftuar se Shqipëria do të fillojë bisedimet e anëtarësimit në fund të qershorit, pasi të ketë marrë edhe miratimin e 28 vendeve të BE-së dhe kryeministri Rama ka besim për këtë miratim dhe tregon me krenari atë që qeveria e tij ka arritur deri tani”, shkruan ”Forbes”.

Rama ka besim për këtë miratim dhe tregon me krenari atë që qeveria e tij ka arritur deri tani. “Ne kemi nisur procesin e vetingut për gjykatësit dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë larguar”, shprehet kryeministri gjatë intervistës.

“Njëri, për shembull, u largua sepse nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij. Do t’i zëvendësojmë. Kemi shkolla të mira. Për këtë situatë ne kemi një fjalë të urtë që thotë “Më mirë djepi bosh se me djallin brenda”.

Lidhur me reformat e tjera kyçe të kërkuara nga BE, revista evidenton se Shqipëria ka hapur qendra për refugjatët dhe të pastrehët, ndërkohë që masat e marra kundër kultivimit të kanabisit e kanë pakësuar në mënyrë drastike këtë produkt që përdoret për t’u shitur dhe gradualisht po e zëvendëson me bujqësinë, me shpresën se do të zhvillojë biznesin e agroturizmit. Kjo gjë ka potencialin të zhvillojë shanset e vendit dhe të bëhet një gur themeli për një industri turizmi që po zhvillohet.

Për shembull, restoranti ”Mrizi i Zanave”, që gjendet në një tokë bujqësore të harlisur, më pak se një orë udhëtim me makinë nga Tiranë, ofron një lloj kuzhine të përzier ballkanike, me gjellë origjinale të bëra nga kuzhinieri dhe pronari Altin Prenga, një shqiptar i cili e mësoi zanatin në kuzhinat europiane në Itali dhe Francë.

Gjithashtu revista ndalet edhe tek mbështetja për zhvillimin e turizmit. “Kjo është një iniciativë që nënvizon grantin e përbashkët të 40 milion eurove nga BE-ja dhe Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (EBRD) me synimin e zhvillimit të industrisë së turizmit në vend dhe krijimin e mijëra vendeve të reja të punës. Përveç aktiviteteve të restoranteve dhe agritourizmit, ka shumë vende të tjera në Shqipëri ku mund të punohet”, thuhet në shkrim.

Peizazhi dhe traditat e vendit janë pjesë e historisë mijëravjeçare të historisë dhe civilizimit njerëzor, me qytete dhe tempuj grekë dhe romakë që prej periudhës para lindjes së Krishtit, kur Shqipëria ishte një vend i rëndësishëm detar dhe tregtar, me kisha katolike dhe ortodokse dhe xhami turke.

Por, ka ende rrugë për të bërë. Ndërkohë që Shqipëria karakterizohet nga një klimë mesdhetare, një vijë bregdetare prej 296 miljesh përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, hapësira të mëdha malore dhe tre vende historike të përfshira në listën e UNESCO-s, ende mungojnë shumë elementë kyç të turizmit.

Midis tyre përfshihen numri dhe cilësia e dhomave të hoteleve, parmaqet e sigurisë përgjatë rrugicave dhe shtigjeve të lashta, plazhet e pastra dhe fshatrat pa mbeturina, një transport efikas dhe mundësi për akses. Të gjitha këto bëjnë pjesë në listën e detyrave të Ramës.

Tashmë, turistët nga vendi fqinj i Italisë kanë qasje me traget nga qytetet e Brindisit dhe Leçes, dhe së shpejti do të mundësohen fluturime më të drejtpërdrejta nga Europa.

“Ne do të zgjerojmë fluturimet tona ekzistuese me Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe dhe vendet fqinje të Ballkanit dhe po ndërtojmë një aeroport në Vlorë, në jug të Greqisë, ku ndodhen dhe plazhet më të mira”, thotë Rama për Forbes.

Aeroporti, një partneritet privat-publik, po financohet pjesërisht nga kompania turke Cengiz Construction”, shtoi ai.
https_2F2Fblogs-images.forbes.com2Fshelliekarabell2Ffiles2F20182F042FBert-iconography-1200x900
Tashmë, Shqipëria, në një farë mënyre është një destinacion për buxhetin apo udhëtarët në kërkim të aventurës (gati katër milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2016 sipas statistikave ndërkombëtare të turizmit), por Rama ka pikëpamjet e tij për tregun me pesë yje.

“Ne duam që vendi ynë të jetë një destinacion i ngjashëm me Italinë përpara disa viteve. I vogël, me shumë bukuri dhe energji pozitive”, shton ai.

“Procesi i respektimit të listës së kërkesave të BE-së ka qenë i vështirë, por e rëndësishme për vendin tonë”, deklaroi Rama.

“Ato kanë shërbyer si një udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve dhe të dobishme për organizimin e vendit tonë. Çështja nuk qëndron nëse anëtarësimi në BE është një rrugë e drejtë apo jo; kjo është rruga e vetme”, tha ai.

Ndërkohë që ai po projekton rrugën për Shqipërinë, Rama po projekton gjithashtu rrugën për atë që ai e quan rruga e tretë e jetës së tij.

“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.
A1
“Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai.

Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen.

“Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.

“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”, përfundon kryeministri Rama për Forbes/ATA.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera