» Foto +Video/ Rudina Magjistari habitet, e ftuara i shkon zbathur në studio

Foto +Video/ Rudina Magjistari habitet, e ftuara i shkon zbathur në studio

Aktorja e njohur shqiptare, Egla Ceno, ka habitur teleshikuesit e emisionit Rudina, pasi mbërriti në studio zbathur.

Moderatorja u çudit shumë kur e pa dhe e pyeti përse ky vendim për të dalë zbathur, ndërsa Egla tha se sado taka që të vishte sërish nuk do t’ia kalonte Rudinës:

“Sepse po vrisja mendjen të vij me taka apo jo! Kam parë në tv që vijnë të ftuarat, hyjnë, ti kilometrike, sado taka të vesh thashë: ‘Egla më mirë shko zbathur”.

Rudina qeshi në këto momente ndërsa i tha Eglës se ky stil i shkon për nga natyra dhe profesioni që ajo bën:

“Unë kam përshtypjen që të shkon për nga stili, për nga natyra, profesioni që ti bën. Vetëm ju aktorët, ju artistët e skenës mund ta bëni këtë”.

Më pas Egla tregoi të vërtetën përse nuk e kishte kombinuar fustanin pranveror me një palë këpucë të bukura:

“Në këtë rast ishte vërtet ekzigjencë. Po vija nga puna, kisha këtë fustanin e bukur, por kisha një palë atlete që nuk i shkonin”, sqaroi aktorja.


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera