» Foto/ Eli Fara e zjarrtë, me veshje transparente në turin e SHBA-ve

Foto/ Eli Fara e zjarrtë, me veshje transparente në turin e SHBA-ve

Këngëtarja e njohur Eli Fara duket se i sfidon gjithmonë e më shumë vitet, pasi edhe pse muajin tjetër feston 51-vjetorin, ajo duket gjithmonë e më shumë në formë.

Nëna e një vajze të vetme, Marinës, shpesh komentohet për fizikun dhe pamjen e re, duke sfiduar edhe moshataret e së bijës, apo dhe 20-vjeçaret. E privilegjuar me linjat në formë, ajo mund të veshë ç’të dëshirojë, madje edhe fustanet transparentë, të cilët i ka përvetësuar në stilin e saj personal.

Së fundmi, Eli ishte në një tur koncertor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bie në sy fakti, që në çdo dalje skenike, ajo kishte një veshje ndryshe transparente.

Ndalesat e saj ishte në Detroit, Boston, Connecti-cut dhe New York, ku duket se është kënaqur pa fund, pasi atje ka miq që e presin nga njohjet, që ka krijuar gjatë viteve kur jetoi në SHBA.


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera