» Pasi doli videoja e arrestimit të kuksianëve, deputeti i PD: Arta Marku po miraton varësinë e saj politike

Pasi doli videoja e arrestimit të kuksianëve, deputeti i PD: Arta Marku po miraton varësinë e saj politike

Deputeti i PD, Gent Strazimiri, thotë se 24 orë pas publikimit të videos “që provon manipulimin e provave nga prokuroria dhe Policia për arrestimin e paligjshëm të 23 protestuesve kuksianë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme po miraton në heshtje padrejtësinë dhe varësinë e saj politike nga Edi Rama”.

GENT STRAZIMIRI PD

Ne nje deklarate per mediat, teksa ka komentuar videon e publikuar nga PD dje ku dukej arrestimi naten i protestuesve kuksiane, Strazimiri u shpreh:

“Siç u pa në video, qytetarët janë arrestuar në 3 të mëngjesit dhe jo në orën 10.00 të paradites, siç thuhet në procesverbalin zyrtar të falsifikuar në bashkëpunim mes prokurorisë dhe policisë.

I vetmi justifikim ndaj falsifikimit të provave për “tavarishët” që duan të kalojnë me sukses “edvingun”, mbetet që të kenë vepruar “në mirëbesim” me orën e Moskës, por ky nuk është shfajësim ligjor!

Kjo provon qartazi dhe në mënyrë të pakontesuar se Prokuroria manipuloi nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe për interesat e tij.

Pas publikimit të videos që tregon manipulimin, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë të ndaluar madje asnjë nën hetim!

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 20 ditë Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për padinë e bërë nga këshilltarët bashkiakë ndaj organit të akuzës pikërisht për arrestimin e paligjshëm të qytetarëve që protestuan kundër një takse të padrejtë.

Prokuroria politike provoi botërisht se funksionon me dy standarde: Le jashtë burgu Saimir Tahirin, I kapur nga Antimafia italiane si pjesë e trafikut të drogës, por nga ana tjetër fut në burg njerezit e zakonshëm që protesojnë kundër padrejtësive.

Drejtësia e Fatmirit është paprekshmëri për Saje qorrin, Agron Xhafajn, Olsi Ramën Lal Qazimin, Vangjish Dakon siç ishte dhe vazhdon të jetë për Visin e Kavajës, Turin e Krujës dhe Turin e Kurbinit, por jo pëer qytetaret që refuzojnë krimin e “jakave te bardha” apo “pluhurit te bardhe”

Partia Demokratike nuk do të lejojë rikthimin e praktikave të Aranit Çelës dhe shkollës ruse, ku qytetarët rrëmbeheshin nga shtëpitë natën, nën terror e pastaj “harroheshin” me vite nëpër burgje e kampe, sipas urdhrit të PARTISË!

Kuksianët dhe çdo qytetar tjetër e ka fituar të drejtën për të ngritur krye ndaj PARTISË këtu e 28 vjet më parë dhe nuk ka Aranit apo Aranite që ta zhbëjë!

Kthim mbrapa në kohën e hetues Fatmirit, NUK DO TË KETË.


360grade.al


Basha, pas Kuvendit, gati për zgjedhje të parakohshme?

Të tjera