» Moti bëhet i “çuditshëm”, pasdite nisin rreshjet e shiut por…

Moti bëhet i “çuditshëm”, pasdite nisin rreshjet e shiut por…

Edhe pse me vranësira, të gjithë e kanë vënë re të nxehtin që shoqëron ditët e fundit.

Prandaj sot pasdite sigurohuni të visheni lehtë, por mos harroni as çadrën, pasi reshjet e shiut do të jenë të pranishme sot në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, mësohet se nuk do të ketë ulje të temperaturave.

Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet mesatar.

Parashikimi i motit për sot 18 prill.

Reshjet

Pasdite priten reshje të dobëta, kurse në zona të veçanta lokalisht deri mesatare

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12/ 24 °C

në vendet e ulëta: 12 / 22 °C

në vendet malore: 8 / 19 °C

Era

Sot pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.

 

 


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera