» Kinematografia në zi: Vdes një ndër aktorët më të dashur për publikun

Kinematografia në zi: Vdes një ndër aktorët më të dashur për publikun

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Harry Anderson.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Ashville. Forcat e policisë kanë shkuar ditën e hënë në mëngjes në banesë e tij pas një telefonate dhe e kanë gjetur të vdekur. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes ndërsa po bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Harry është bërë i njohur me rolin e gjykatësit Harry T. Stone në serialin “Night Court” në mesin e viteve ’80, ndërsa së fundmi luajti rolin kryesor në filmin “A Matter of Faith”.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera