» ‘Lëpive 4 vjet dhe do vazhdosh edhe 4 të tjera. Je bërë lake’, aktori i njohur akuza të rënda drejtorit të Teatrit Kombëtar

‘Lëpive 4 vjet dhe do vazhdosh edhe 4 të tjera. Je bërë lake’, aktori i njohur akuza të rënda drejtorit të Teatrit Kombëtar

Ne takimin e gjashtë te aktoreve ne mbrojtje te Teatrit Kombetar dhe kunder shembjes se godines ekzistuese, nuk kane munguar as akuzat e forta ne adrese te drejtorit te ketij institucioni, i sapokonfirmuar edhe per nje tjeter mandat ne kete post.

Që në momentin që u fol për zhvendosjen e trupës së aktorëve pranë qendrës së re kulturore “Turbina” e më pas për ndërtimin e një teatri të ri, aktoret nuk jane ndalur ne betejen e tyre per teatrin.

Pjesë e programit të djeshëm ishte edhe shfaqja e një dokumentari, se si është ruajtur një godinë e ngjashme në Itali, por ishte e vështirë për shkak se takimi zhvillohej jashtë dhe ende nuk ishte errur që të mund të zhvillohej projeksioni.

Edhe për këtë, kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, akuzoi drejtorin aktual, Hervin Çuli, që në “shkelje ligjore nuk u dha hapësirat aktorëve dhe qytetarëve. Ne vijmë këtu për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe ai, në vend që të jetë me ne, si artist, si regjisor, mbyll të vetmen mundësi, duke u bërë lake, duke bërë atë që ka bërë gjithnjë, që ka lëpirë 4 vjet dhe do të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera”.


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera