» Telashet e avokatit të Trump nuk sosin: pas portnostares në gjyq del emri i…

Telashet e avokatit të Trump nuk sosin: pas portnostares në gjyq del emri i…

Deklarata e Cohen në sallën e gjyqit pas kontrolleve në studiot e tij: “Ndër klientët e mi po ashtu edhe Sean Hannity”. Por ai mohon se ka paguar. Në seancë, gjithashtu ylli i pornografisë, i rrethuar nga fotografët në rastin e marrëdhënieve me presidentin

 

NJU JORK – Midis klientëve misteriozë të Michael Cohen, avokatit personal të Donald Trump nën hetim penal për ‘krime të rënda’ të tilla si mashtrimi bankar dhe shkelja e ligjeve të fushatës zgjedhore (agjentët e FBI-së konfiskuan dokumente të shumta në shtëpi dhe në zyrë) është “ylli” Sean Hannity i Fox News, moderatori televiziv i quajtur ‘partizan’, gjithmonë në krahun – dhe pothuajse pa asnjë dyshim – të presidentit amerikan. Emri i tij doli në sallën e  gjyqit federal në Manhattan, ku të hënën në mëngjes – para gjykatëses Kimba Wood, një grua – filloi seanca, gjatë së cilës avokatët e Cohen gjithashtu kanë bërë thirrje për lirimin nga konfiskimi të gjithë dokumentacionit që i përkiste avokatit të “The Donald”.

Pak para se të fillonte seanca dëgjimore, Trump kishte bërë të ditur me një mesazh tweet (“të gjithë avokatët amerikanë janë të mërzitur nga veprimi i FBI-së”) dhe departamenti ligjor i Shtëpisë së Bardhë kishte kërkuar me një letër gjykatëses Wood, që të mund të kishte qasje në dokumentet e Cohen. Para gjykatës, që nga mëngjesi, kishte shumë reporterë, fotografë dhe shumë kamera të ndryshme, të gjithë në pritje për paraqitjen në seancë të Stephanie Clifford (në art, për të dashuruar filmave porno, Stormy Daniels), pornstarja e cila kishte një marrëdhënie të gjatë me The Donald, dhjetë vite më parë dhe që Coheni “i mirë” e ka bërë të heshtë duke paguar shumën prej 130 mijë dollarë (të gjitha nga xhepi i tij dhe pa dijeninë e presidentit amerikan, siç pretendon avokati). Srormy u paraqit e veshur me rozë dhe u rrethua si një yll nga fotografët.

Por seanca gjyqsore pati një kthesë tjetër “të fortë”. Ishte vetë Cohen që i kishte shpjeguar gjyqtares që vitin e kaluar kishte asistuar tre klientë të ndryshëm, Trump, financuesin e Partisë Republikane Elliott Broidy (që u detyrua të japë dorëheqjen për një aferë jashtëmartesore me një bashkë-punëtore, të cilën e ksihte paguar, me paratë e taksapaguesve amerikanë , për ta bërë të heshtë) dhe një klient i tretë, emrin e të cilit nuk donte ta bënte publik për marrëdhënien konfidenciale midis avokatit dhe klientët e tij. Pas disa diskutimeve, midis prokurorit dhe avokatëve të Cohen, Kimba Wood ka urdhëruar që të zbulohet emri i fshehtë, dhe kështu u bë e ditur se ishte moderatori i njohur i Fox.

 

Nuk është e qartë nëse Hannity mund (dhe si) të lidhet me dokumentet e konfiskuara. Gjëja më e mundshme është se moderatori i FoxNews të ketë marrë “këshilla strategjike dhe konsulnca biznesi” nga avokati personal i Trump.

Sean Hannity, i zënë ngushtë, pranoi se ai kishte konsultuar Cohen, por ka specifikuar se ai kurrë nuk është angazhuar si avokat në kuptimin e rreptë të termit dhe nuk ka paguar ndonjë tarife: “Michael Cohen kurrë nuk më ka përfaqësuar mua. Nuk kam marrë ndonjë llogari prej tij ose paguar ndonjë tarifë ligjore. Unë kam pasur disa diskutime me të lidhur me çështjet ligjore për të cilat unë dëshiroja vlerësimin e tij. Mendoj se këto biseda janë konfidenciale, por dua të jem i qartë: ishin biseda që kurrë nuk i përkisnin mua dhe të tretëve “.


360grade.al


Basha, pas Kuvendit, gati për zgjedhje të parakohshme?

Të tjera