» “O yll i bukur! Mbaroi misioni yt mes ziliqarëve”, mesazhi prekës i motrës së 20 vjeçares që helmoi veten

“O yll i bukur! Mbaroi misioni yt mes ziliqarëve”, mesazhi prekës i motrës së 20 vjeçares që helmoi veten

Erisa Veizi është 20-vjecarja nga fshati Zvirinë i Korçës që i dha fund jetës në 8 mars të këtij viti duke pirë fotoksinë në banesën e saj. Dyshohet se ajo i dha fund jetës, pas një sherri që 20-vjeçarja Erisa Veizi ka pasur me të fejuarin e saj. Motra e saj, Anxhela Veizi ka përkujtuar motrën me disa vargje prekëse.

Statusi:
O Erushka ime dhe psecijen edhe te dyzetat neve sërish nuk arrijmë ta besojmë largesën tende o yll i bukur, nuk e besojmë dot këtë ëndërr te keqe qe na lidh me këtë bote te errët dhe gënjeshtër! Jemi ne dieni te sproves se jetës por kur nuk e mendonim se mund te merrte zoti nje engjell aq te bukur, por mesa duket misioni jot mbaroi ketu mes këtyre njerëzve ziliqare dhe te covi enghell ne parajse mes mirësisë dhe bukurise!

Do te kujtojmë te gjithë gjithmonë sepse kurrë nuk harrohet nje vajze aq e bukur aq e sjellshme dhe aq e dashur me te gjithe, e di qe dhe ti je shumve lumtur kur degjon Stivin qe e doje aq shume kur theret me gojen plot teze ERI .

U prefsh ne paqe o bukuroshe e motres do te te kujtojme gjithmone si njeriu me unik sepse kjo ishte arsyeja qe allahu te mori prane vetes se i duhej nje miresi ne boten tjeter te pavdekesise dhe lumturise! Te duammm shuuummeeee!!!!

Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 08.03.2018, në orën 10:15, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar e shoqëruar nga familjarët e saj shtetasja E.V, rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Zvirinë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në gjendje të rënduar emocionale, kjo shtetase ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj, ku më pas në Spital, ka ndërruar jetë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera