» Ish ministri i Drejtësisë tregon 2 ligjet e shkelura me ndalimet e 23 kuksianëve

Ish ministri i Drejtësisë tregon 2 ligjet e shkelura me ndalimet e 23 kuksianëve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërisht ndaj shoqërimeve që ju bë 23 kuksianëve, pas protestës në ”Rrugën e Kombit”. Në një status në facebook, Manjani tregon përmes nenit se kur mund të shoqërohet një person në polici.

”Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë”,-shkruan Manjani.

Më tej thotë se shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem, dhe se nuk është për teka, e as hakmarrje shtetërore!

Ndërsa thekson se Neni 206 i Kodit të Proçedurës Penale, nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.

”Ky është ligji! Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arësye të ngutshme dhe jo në flagrancë! Kjo është Rilindja e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës! Asnjë surprizë, apo jo?!”,thotë Manjani.


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera