» Macron: Evropa drejt luftës civile

Macron: Evropa drejt luftës civile

Presidenti francez i kërkon Strasburgut një udhërrëfyes për reformimin e eurozonës, duke shmangur rrezikun që egoizmi kombëtar dhe ideologjitë joliberale të mbizotërojnë.

Luftë civile evropiane, magjepsje me ideologjitë jolibberale dhe urgjencën e një udhërrëfyesi për reformimin e eurozonës, ndërkohë që ndërhyrja në Siri ka “ruajtur nderin e bashkësisë ndërkombëtare”. Këto janë temat e prekura nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij të sotme në Parlamentin Europian. Për Macron Modeli evropian “nuk është i datuar”, por “i fuqishëm si asnjë tjetër dhe në të njëjtën kohë i brishtë, sepse forca e tij në çdo moment varet nga angazhimi ynë” dhe sot “ne duhet ta mbrojmë së bashku”.

Rreziku i luftës civile në Evropë

Në të vërtetë, shtoi i zoti i Elysee, “nuk mund të pretendojmë se jemi në një kohë normale, është një dyshim që përshkon shumë prej vendeve tona evropiane mbi Evropën, një lloj lufte civile evropiane po ngre krye : po dalin në dritë egoizmi ynë kombëtar dhe magjepsja joliberale”. Macron thotë se “përballë autoritarizmit që na rrethon, përgjigja nuk është demokracia autoritare, por autoriteti i demokracisë”, gabimi më i keq do të ishte “braktisja e modelit tonë dhe identitetit tonë”.

Në Siri “dialog me të gjithë”

Për Macron ndërhyrja në ditët e fundit në Siri “nuk ka të bëjë me Irakun apo Libinë. Nuk i shpallëm luftë askujt dhe nuk ndërhymë duke shpallur luftë”, por duhen të “mbrojtur vlerat tona”. Sulmet kishin “shënjestër” dhe nuk shkaktuan “viktima njerëzore” dhe presidenti francez shtoi se “në qoftë se ne besojmë në multilateralizëm dhe në fuqinë e ligjit, ne duhet gjithashtu të jemi në gjendje që të mos i jepemi cinizmit të atyre që duan ti varrosin” me “linjën e kuqe” të përdorimit të armëve kimike. Macron pastaj përsëriti se Franca “do të kryejë një punë diplomatike-ushtarake dhe humanitare në Siri”, me një investim prej 50 milion euro “për OJQ-të në territorin sirian, me qëllim që të ofrojë ndihmë humanitare për popullatën civile”. Vendi i tij do të kërkojë një dialog me të gjitha fraksionet e luftës siriane, madje edhe me qeverinë e Asadit. “Qëllimi – përfundoi Macron – duhet të jetë të rikthejë vendin të qëndrojë mbi këmbët e veta”.


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera