» Vuçiç lëshon “bombën”, ja çfarë thotë për Kosovën

Vuçiç lëshon “bombën”, ja çfarë thotë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic ka bërë një deklaratë bombastike, gjatë një interviste për TV Pink, kur ka thënë që shteti i tij, me një vendim të pamenduar mirë, i ka dhënë legjitimitet shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka bërë këto komente teksa ka folur për kritikat që politikës së tij janë duke ia bërë opozitarët në Beograd.

“Kundërshtarë për ne, në çështjen e Kosovës, nuk janë shqiptarët, por ata që e kanë krijuar atë shtet, dhe të cilët na e kanë marrë atë territor, kur Kosova shpalli pavarësinë, më 2008”, ka thënë ai, përcjellë klankosova.tv. “Serbia, me pyetjen e çuditshme, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i ka dhënë legjitimitet kësaj”.

 


360grade.al


Basha, pas Kuvendit, gati për zgjedhje të parakohshme?

Të tjera