» Drogë pranë shkollave 9-vjeçare në Tiranë, goditet grupi i shpërndarësve, pranga 3 të rinjve

Drogë pranë shkollave 9-vjeçare në Tiranë, goditet grupi i shpërndarësve, pranga 3 të rinjve

Drogë jo vetëm pranë gjimnazeve por edhe në shkollat 9-vjeçare. Policia e Tiranës ka goditur një tjetër grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave duke arrestuar në flagrancë 3 persona.

 

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Gentian Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.
– Marko Bano, 19 vjeç, banues në Tiranë.
– Xhulio Koprencka, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”.

Shtetasit Gentian Kurti, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Babe Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 cope qesesh farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg.

Gjithashtu në banesën ku këta shtetas kishin marrë me qira janë konstatuar shtetasit Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merreshin me përgatitjen e kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza, ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës material dhe 801 gramë bimë e dyshuar narkotike të llojit Canabis Sativa si dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera