» Vrasja e Devi Kasmit/ Rikonfirmohen masat e sigurisë, çfarë vendosi Gjykata për të arrestuarit

Vrasja e Devi Kasmit/ Rikonfirmohen masat e sigurisë, çfarë vendosi Gjykata për të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka rikonfirmuar masat e sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Kështu speciali grek Efthimios Efthimiu, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Melvi Dinellari do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve. Të arrestuarit akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar por apeluan të masës së sigurisë të dhënë nga shkalla e parë pasi shprehen jofajtorë.

Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymios Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por trupa gjykuese vendosi t’i lërë në burg.

Avokati grek i të akuzuarit, Efthymios Efthimiou ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe procesi duhet të bazohet në prova dhe jo spekulime.

Po ashtu në burg ka mbetur edhe Mario Meshini, me të cilin Kasmi do të takohej në momentin që ndodhi vrasja.


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera