» Negociatat, Basha nga Berlini: Mision i vështirë për të bindur gjermanët skeptikë

Negociatat, Basha nga Berlini: Mision i vështirë për të bindur gjermanët skeptikë

Para se Komisioni Europian të bëjë publik raportin e progresit për Shqipërinë, kreu i PD-së Lulzim Basha në një lidhje direkte në fb nga Berlini tha se opozita ka ndërmarrë misionin e vështirë për të bindur anëtarët e CDU-CSU për negociatat, të cilët janë shumë skeptikë sipas tij për zgjerimin e BE në terësi dhe për Shqipërinë në veçanti.

Para nisjes së seancës dëgjimore, Basha dha edhe argumentat me të cilat opozita do insistojë se hapja e negociatave për Shqipërinë do shërbejë si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Basha në Berlin shoqërohet nga deputetët Bylykbashi, Vokshi dhe Pollo.

Basha: Jemi në sallën e seancës së veçantë dëgjimore të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për Çeshtjet Europiane, në një seancë dëgjimore. Këtu është edhe një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU në këtë komision kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit. Kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi është skeptic sa I përket hapjes së negociatave.

Kështu që detyra më e vështirë është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë, problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat ata kanë raportimet e tyre objective dhe konkrete edhe nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane. Por që nga ana tjetër këto problem mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të mundësuar zbatimin e vertetë të Reformës në Drejtësi, një drejtësi të pakapur politikisht.

Me gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar që nuk mborjnë por ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për çeshtje të tjera siç është reforma e Administratës Publikee dhe Reforma Zgjedhore. Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptic për hapjen e negociatave. Mbledhja do të fillojë për pak minuta dhe pas kësaj do të kem mundësinë të ju njoftoj prapë në FB për rezultatet e kësaj mbledhje.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera