» Xhafaj tregon marrëdhëniet me Edi Ramën: Nuk jam tip shumë i lehtë

Xhafaj tregon marrëdhëniet me Edi Ramën: Nuk jam tip shumë i lehtë

I ftuar në e “Debati në Channel One” i gazetarit Roland Qafoku, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tregoi marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Roland Qafoku: Duket hapur që keni mbëshetetje nga institucionet ndërkombëtare.  A e keni parë ndonjëherë veten si kryeministër?

Fatmir Xhafaj: Unë? Po. Unë nuk e kisha parë veten ministër i Brendshëm.

Roland Qafoku: Mos e bëj si zoti Majko që tha çfarë janë këto budallallëqe. 

Fatmir Xhafaj: Unë nuk thashë kështu.  Unë dua të them qënuk kam aspirate në politikë. E kam thënë publikisht. Nuk kam më ambicje në politikë. Ambicja ime ishte të bëja gjëra të mira me idenë që nesër kur të largohem nga politika të ndjehem mirë.

Roland Qafoku: Cilat ajnë marrëdhëniet tuaja me kryeministrin Rama?

Fatmir Xhafaj: Kam një marrëdhënie korrekte me kryeministrin Rama. Ai më ka besuar mua Ministrinë e Brendshme. Unë kam marrë përsipër këtë përgjegjesi në raport me detyrimet kushtetuese. Më respekton në funksionin tim dhe më mbëshet për sfidat që më ka besuar.

Roland Qafoku: A keni ndonjë gjë që e ndani ndryshe me kryeministrin Rama?

Fatmir Xhafaj: Patjetër që ka gjëra sepse unë jam ministër i Brendshëm. Shpesh herë ka nevojë të diskutoj me të për informacione për krimin e organizuar. Me terrorizmin më duhet të informoj atë të drejtëpërdrejtë dhe kam detyrë ta informoj atë.

Roland Qafoku: A keni patur përpalsje me kryeministrin?

Fatrmir Xhafaj: Përplasje jo. Në punë mund të ketë diskutime debate. Siç ka thënë dhe ai vetë unë i bëj gjërat në mënyrën time. Nuk jam tip dhe shumë i lehtë mbase.

Roland Qafoku: Zoti Xhafa kur e keni takuar për herë të fundit Saimir Tahirin dhe a ndjeni keqardhe për pozitën e  tij?

Fatmir Xhafaj: Kam përshtypjen duhet të ketë 3-4 muaj. Padyshim që nuk dëshiroj për askënd që të jetë në një pozitë të sikletshme.

Roland Qafoku: Zoti Xhafa si mendoni ju, a duhet të jetë sërish Erion Veliaj kandidat për një mandat të dytë?

Fatmir Xhafaj: Për mua. Po. Ai duhet të jetë sërish kandidat për ato që ka treguar në krye të bashkisë së Tiranës.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera