» Vettingu/ Prokurorja e Shkodrës, Besa Nikëhasani në skaner për pasurinë dhe integritetin

Vettingu/ Prokurorja e Shkodrës, Besa Nikëhasani në skaner për pasurinë dhe integritetin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KPK) po zhvillon seancën me dyer të mbyllura, ku prokuroja e Gjykatës së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani pritet të kalojë në skaner për pasurinë dhe integritetin saj, pasi është pjesë e listës së vettingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

 

 

Prokurorja Nikëhasani nuk ka zgjedhur avokat dhe ka vendosur të marrë pjesë vetë në seancën e KPK. Kriteri i pasurisë mjafton për të vendosur për prokuroren, ndërsa sipas ILDKPI prokurorja ka burime financiare të ligjshme.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera