» Robert Ndrenika për Teatrin: Duan të vjedhin tokën, mban era kusari! Edhe ndërkombëtarët…

Robert Ndrenika për Teatrin: Duan të vjedhin tokën, mban era kusari! Edhe ndërkombëtarët…

“Këtu vjen era kusari, vjen era hajdutllëk!”. Kështu deklaroi në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, aktori Robert Ndrenika.

Edhe në këtë takim të gjashtë, në oborrin e TK-së, aktori i madh nuk mungoi, pavarësisht se binte edhe shi. Që në momentin që u fol për zhvendosjen e trupës së aktorëve pranë qendrës së re kulturore “Turbina” e më pas për ndërtimin e një teatri të ri, Ndrenika ka qenë i pranishëm nëpër takimet e artistëve dhe e ka thënë gjithnjë fjalën e tij.

 

 

nderika 2

Dje, Ndrenika u shpreh se qëllimi, në gjithë këtë histori, është zaptimi i tokës dhe asgjë më shumë. “Unë mendoj se për këta nuk ka shumë rëndësi nëse ka apo nuk ka teatër. Këta duan tokën ta vjedhin. Janë lidhur. Duhet të flasim të gjithë, jo vetëm ne. Pse s’flet ministri i Financave, do apo s’do, kryetari i Kuvendit, Shoqëria Civile… Më tha dikush që edhe ndërkombëtarët s’janë dakord me këtë partneritetin me privatin”, tha Ndrenika. Në fjalën e tij të shkurtër, ai u shpreh sesi kanë ardhur punët, për artistët është më mirë të mos i ngasin, madje t’i lënë në kushtet që ndodhen. “Të na lënë kështu si jemi, se shkojmë dhe 70 vjet të tjera. Ja, Kiço Londo ka gjendur dy ustallarë nga Maqellara dhe e ka mbajtur shumë mirë godinën. Këtu vjen era kusari, vjen era hajdutllëk”, tha ai.

ndrenikaa3ndrenika 14

TAKIMI

Në takimin e djeshëm për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, kishte më shumë përfaqësues të Shoqërisë Civile sesa aktorë, ndaj dhe thirrja e përgjithshme e të gjithë atyre që folën, ishte që aktorët e Teatrit Kombëtar, Teatrit Eksperimental, Teatrit të Metropolit, Akademisë së Arteve, t’i bashkohen kësaj nisme, sepse teatri është i të gjithëve. Pedagogu i gazetarisë Ervin Goci shprehu habinë se si mund të ketë një aktivitet “normal” për aktorët, kur atyre po u shembet skena, ndërsa statusi i artistit është në kërcënim shumë të madh.

“Duhet të ishin bllokuar të gjitha shfaqjet. Vetëm kjo i bën ata të dëgjojnë. Nuk mund të prodhojmë normalitet dhe të vijmë këtu e të bëjmë diskutime. Po të isha unë aktor, ose nuk do ngjitesha në skenë, ose do të bëja një skandal me përmasa globale. Kjo histori duhet të marrë një drejtim dhe nuk mund të vazhdojë më në situatën kur ata luajnë ‘ping-pong’ me ne dhe asnjë institucion nuk reflekton. Çdo artist është një pasuri publike dhe duhet të japin një mesazh të madh për qytetarët”, tha ai. Hysamedin Ferraj, Krenar Zejno, Edlira Çepani, etj., iu bashkuan takimit, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve si pjesë e “polisit”, që t’i bashkohen kësaj lëvizje, pavarësisht se sa të lidhur janë me teatrin dhe nga ana tjetër u bënë thirrje institucioneve që të dëgjojnë zërin e artistëve dhe të gjithë atyre që i janë bashkuar kësaj kauze.

Pjesë e programit të djeshëm ishte edhe shfaqja e një dokumentari, se si është ruajtur një godinë e ngjashme në Itali, por ishte e vështirë për shkak se takimi zhvillohej jashtë dhe ende nuk ishte errur që të mund të zhvillohej projeksioni. Edhe për këtë, kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar akuzoi drejtorin aktual, që në “shkelje ligjore nuk u dha hapësirat aktorëve dhe qytetarëve. Ne vijmë këtu për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe ai, në vend që të jetë me ne, si artist, si regjisor, mbyll të vetmen mundësi, duke u bërë lake, duke bërë atë që ka bërë gjithnjë, që ka lëpirë 4 vjet dhe do të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera”.

ndrenika 5nderinalala

FASADA

Në pritje që të errej dhe të shfaqej dokumentari, me ftesën e regjisorit Kastriot Çipi, të gjithë të pranishmit në takimin e djeshëm, u drejtuan nga një prej faqeve anësore të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, që dukej si e shqyer qensh. Vrima të mëdha ishin hapur nëpër mure, që linin të shiheshin qartë materialet, me të cilat është ndërtuar kjo godinë. Përveç populitit, dukeshin edhe shtyllat e betonit.

I pranishëm në këtë takim, inxhinieri Uran Sakiqi u shpreh se këto shtylla betoni janë shumë të forta, madje nxori edhe metrin, duke i matur ato (35 cm). “Këto kolona nuk i tund as topi”, tha ai, duke i dalë ndesh kështu raportit të bërë nga Instituti i ndërtimit, sipas të cilit kolonat që mbajnë strukturën janë derdhur me një beton dhe hekur të cilësisë së ulët. Specialistë të ndodhur gjatë këtij “inspektimi” u shprehën se struktura e TK është e fortë dhe çka është rrënuar, janë vetëm rifinitura, që mund të rikonstruktohej.

ndrenikateartrrrrteatri


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera