» Oficerët e Sigurimit kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja të internuara… (dhe fotot e rralla të internuarve në kampe)

Oficerët e Sigurimit kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja të internuara… (dhe fotot e rralla të internuarve në kampe)

Produktet e pasigurta me burim Kinën, vitin e kaluar kanë patur një normë 52.4 për qind në mesin e të gjithë produkteve të dëmshme në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Sistemi paralajmërues “RAPEX” i cili kryen detyrën si “sistemi i komunikimit të produkteve të rrezikshme jo ushqimore” mes vendeve të BE-së ka publikuar raportin e tij për vitin 2017.

Sipas raportit, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin e kaluar 53 për qind e tyre e kanë përbërë produktet prodhim nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind prodhim nga vendet e BE-së, Komunitetit Ekonomik Europian dhe Zonës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

Ndërkohë, njoftimet për produktet e pasigurta me origjinë prodhimi vendet e tjera kanë qenë 14 për qind, si dhe është bërë e ditur se 7 për qind ka qenë norma e njoftimeve për produktet për të cilët nuk dihen se nga e kanë origjinën e prodhimit.

Numri i “produkteve të rrezikshme” në BE është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në shifrën 2.201, ndërkohë që numri për produktet me origjinë nga Kina është regjistruar të jetë 1.155 si dhe për produktet prodhim europian në 413.

Ndër të tjera theksohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind automjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit.

Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike. (AA)


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera