» FOTO/ Plagosja me armë në Vlorë, si nisi sherri gjatë lojës së pokerit: Po bën hile…

FOTO/ Plagosja me armë në Vlorë, si nisi sherri gjatë lojës së pokerit: Po bën hile…

VLORE- Plagosje me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja është regjistruar dje rreth orës 16:30 në lagjen “Rilindja”. Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Arsen Gërbi, 51 vjeç, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e plumbit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, në katin e dytë të një ndërtese në lagjen “Rilindja”, e cila shërben si lokal, por një pjesë e saj edhe si sallë lojërash pokeri.

vendi ku ka ndodhur ngjarja
vendi ku ka ndodhur ngjarja

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindjeje mes 51-vjeçarit dhe një tjetër personi, i cili është ende i paidentifikuar nga Policia e Vlorës. Ata kanë qenë në të njëjtën tavolinë duke luajtur së bashku poker, kur papritmas ka nisur grindja mes tyre.

Bazuar edhe në dëshminë e disa klientëve të lokalit, autori është dëgjuar teksa bërtiste i pakënaqur për lojën duke pretenduar për hile me letrat.

Gjatë debatit mes tyre, ai ka nxjerrë një armë zjarri, të cilën e mbante të fshehur në rroba dhe ka qëlluar drejt Gërbit, duke e lënë atë të plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar duke humbur gjurmët.

vendi ku ka ndodhur ngjarja
vendi ku ka ndodhur ngjarja

“Më datë 16.04.2018, në lagjen ‘Rilindja’, është plagosur në këmbë me armë zjarri nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç. Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në vendngjarje uniformat blu dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera