» Mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë, Basha falenderon kreun e ‘Junge Union’ të CDU

Mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë, Basha falenderon kreun e ‘Junge Union’ të CDU

Kryetari i Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemiak, ka mbështetur sot në Bundestag, hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë. Kryetari i opozit?7s, Lulzim Basha, i pranishëm në seancën e vështirë ku priste të ndeshej me shumë skepticizëm, e ka falenderuar z. Ziemiak në emër të opozitës shqiptare dhe të rinjve shqiptare.

“Jemi këtu me z.Paul Ziemiak, – rrëfen Basha në video live nga Berlini, – i cili është anëtar i komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme, po kështu kryetar i Forumit Rinor të CDU, “Junge Union”, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe Rinisë Shqiptare. E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU dhe CSU për një votë pozitive për negociatat si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracisë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Pra, për të ndihmuar përmes presionit të shtuar në arritjen e objektivave evropiane që ka opozita, PD-ja dhe rinia shqiptare.”

Geplaatst door Lulzim Basha op dinsdag 17 april 2018


360grade.al


Kroatët dhe nderi i tyre i pacënuar, që frymëzoi shqiptarët…

Të tjera