» Pse u përplasen me deklarata Albin Kurti e Fatos Lubonja në Kukës

Pse u përplasen me deklarata Albin Kurti e Fatos Lubonja në Kukës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja ndajnë qëndrime të kundërta lidhur me bashkimin kombëtar, apo bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, shkruajnë mediat shqiptare.

Albin Kurti mendon se Shqipëria e Kosova kanë shtete të dobëta, për shkak se janë të ndara, ndërsa për analistin Fatos Lubonja bashkimi i Shqipërisë me Kosovën hipotetikisht mund të çonte edhe në një konflikt civil ku bajraktarët e Kosovës në pushtet do të ngriheshin kundër bajraktarëve të Shqipërisë, duke përcjellë tensione për shkak të sundimit të tyre. Por ky version i analistit Fatos Lubonja është kundërshtuar nga Albin Kurti.

Sipas Kurtit, ka pasur e mund të ketë luftë bajraktarësh, por jeta e vështirë e qytetarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit shpeshherë është si rezultat i marrëveshjeve të bajraktarëve, jo veç prej luftërave të tyre. Qëndrimet e tyre, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe analisti e publicisti Fatos Lubonja i kanë shprehur në një tryezë debati të zhvilluar në Kukës. Në këtë qytete u zhvuiluna disa aktivittete nnë perkujtim të eksodit biblik të shiqptarëve të Kosovës dhe mikpritjes bujarë që iu bë nga banorët e Hasit, Kukësit dhe Tropojës.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera