» “Po kalon sëmundje të vështirë”, mjekët flasin për nënën e Ramës

“Po kalon sëmundje të vështirë”, mjekët flasin për nënën e Ramës

Aneta Rama vuan nga një sëmundje e vështirë. Mjekët pohojnë për “Gazeta Shqiptare” se para pak muajsh ajo i është nënshtruar një operacioni në toraks (detajet janë të rezervuara në përputhje me kodin mjekësor) e sipas tyre, gjendja e saj po mbahet nën kontroll. E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, z. Kristaq Rama.

Ajo ka qenë në varrezat e Sharrës ku prehet skulptori, dalje e cila është konsultuar paraprakisht me mjekët dhe është realizuar në kushte të veçanta. Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të tërhequr titullin akorduar të së ëmës “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

Në faqen e tij në “Facebook”, krahas falënderimit, kreu i qeverisë përmendi edhe sëmundjen e vështirë që po kalon e ëma e tij, por eksponentë të Partisë Demokratike e quajtën këtë si sajesë dhe përdorje e familjes, pasi sipas tyre, ai nuk shkoi në Shkodër për shkak të protestave që e prisnin atje, vizitë e cila u mohua nga Kryeministria.
rama-linda
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:http://www.gsh.al/2018/04/16/mjeket-aneta-rama-mbahet-nen-kontroll-te-vazhdueshem/


360grade.al


Kroatët dhe nderi i tyre i pacënuar, që frymëzoi shqiptarët…

Të tjera