» Debati në PD/ Lubonja përballë Patozit: Pas “vdekjes së babait” vëllezërit bëjnë sherr, Berisha duhej të tërhiqej

Debati në PD/ Lubonja përballë Patozit: Pas “vdekjes së babait” vëllezërit bëjnë sherr, Berisha duhej të tërhiqej

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, ne nje debat me ish deputetin e PD Astrit Patozi, thote se pas krizes ne PD, ish kryeministri Sali Berisha duhet te terhiqej fare sepse njerzit mendojne se kush e drejton me te vertete PD-ne sot, ai apo Basha.

“Kriza e PD vjen nga largimi i një lideri autoritar qe i ka marre pergjegjesite vete dhe qe iu eshte imponuar, ka ditur te imponohet, ashtu si u be edhe lider, por ishte nje autoritet ca i marre e dyta dhe per faktin se ne e kemi si strukture mendore qe kur zihet nje lider, duhet ti rrime mire. Tani që ka ikur ky, “babai i fuqishëm”, edhe per shkak te krizes qe vjen per arsye te tjera, qe s’kane te bejne me raportet qe kane me njeri tjetrin, s’arrijnë dot as atë demokracinë të vendosin një rregull dhe me të, ata që kanë mendime ndryshe rrijnë, bisedojne, korrigjojnë, e krijojnë një imazh tjetër. S’e kane krijuar kete. Basha më shumë shkoi te ajo që duhet të imitojë Berishën. Kemi Berishën mbrapa ende që akoma askush nuk thotë se sa ka rol, që për mua duhet të tërhiqej fare, më aktiv është Berisha se Basha në media dhe njerëzit sot e kësaj dite thonë kush e drejton këtë. Këta vetë kur vjen puan të luftojmë Bashën thonë të kthehet Berisha. Po ja u kthye, ose e mori Astriti, apo Jozefina, a do të kishte ndonjë ndryshim, nëse sdo kishte brenda PD nryshime më të rëndësishme?

Pas “vdekjes së babait” vëllezërit fillojnë bëjnë sherr se kush do marri rolin e parë dhe jemi deri këtu, por ajo që mund të thuhet në PD është se fitohet me zgjedhje. Me sa di unë, këta kanë kontestuar edhe zgjedhjet, zgjedhjet kanë pasur probleme, që telekomandohen pak dhe këtu vijmë prapë te cfare origjine ke, sa ka qenë i zoti Basha për të lëshuar pe në këtë drejtim, kam qenë i tezës që kundërshtarët duhet ti pranonte e të kishte një debat sa të krijohej një lidership. Ai zgjodhi metodën tradicionale, por edhe kundërsharët e tij janë disa kokrra që po ti vendosësh kryetar, do kenë kundërshtarët e tyre dhe askush s’ka krijuar dot një autoritet të plotë, autoriteti më i mirë do ishte, “të kesh autoritet, apo të jesh”. Të jesh, duhet punë e madhe që të punosh për të , pse nuk ëhstë autoritet Basha dhe ndoshta askush prej tyre s’do ishte se trashëgiminë që rëndon mbi ta s’ka dalë një figurë të sjellë një gje ndryshe, që s’duhet kritikuar e kaluara. Ka të bëjë edhe me mënyrën se si kjo parti ka qeverisur kur ka qenë në pushtet, për të cilën s’ka refleksion”.


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera