» Paloka: Edi Rama s’do të jetë asnjë ditë i qetë

Paloka: Edi Rama s’do të jetë asnjë ditë i qetë

Edi Rama nuk do të jetë asnjë ditë i qetë. Kështu u shpreh Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, duke paralajmëruar se protestat e qytetarëve dhe të opozitës do të vazhdojnë.

I pranishëm në studion e Report Tv, Paloka tha se Kryeministri nuk do të jetë i qetë në asnjë vend.

“Protesta ka përditë dhe do vazhdojë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty.  Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë.  Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme.

Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Një ditë pas asaj të Kukësit, pati një revoltë në Ballsh”, tha Paloka.


360grade.al


Kroatët dhe nderi i tyre i pacënuar, që frymëzoi shqiptarët…

Të tjera