» Inatet serbe/ Kisha në vend të përmendores për shqiptarët e varrosur në Batajnicë…

Inatet serbe/ Kisha në vend të përmendores për shqiptarët e varrosur në Batajnicë…

Batajnica është një lokalitet në periferi të Beogradit. Aty me dekada ka qenë një poligon i ushtrisë jugosllave e pastaj asaj serbe. Dhe, pikërisht në këtë lokalitet gjatë luftës në Kosovë forcat ushtarako-policore serbe kanë sjellë dhe kanë varrosur në këtë varrezë masive eshtrat e mbi 700 shqiptarëve të vrarë në mesin e të cilëve edhe 75 fëmijë. Ishte paraparë që në atë lendinë të ngrihet një Qendër Memoriale për 700 viktimat e eks-humuara deri më tani të shqiptarëve të vrarë, ka raportuar Radio Evropa e Lirë përmes raportit të gazetares së revistës Danas, JelenaDikoviç dhe me rastin e ngritjes se  Kishës  në afërsi të poligonit ushtarak të Njësive antiterroriste si dhe të Ministrisë së punës të brendshme të Serbisë.

Dhe, pikërisht në afërsi të këtij poligoni gjatë vitit 1999 ishin sjellë trupat e pajetë të qindra shqiptarëve nga frontet e luftës e të krimit serb në Kosovë . Fjala është për  një varrezë masive më të madhe që ka pasur ndonjëherë Serbia dhe ish Jugosllavia!

„Së pari i kanë vrarë në mënyrën më barbare në Kosovë, pastaj forcat ushtarake dhe ato policore kanë organizuar zhvarrimin e tyre në Kosovë dhe sjelljen e trupave të pajetë nëpër Serbi siç është rasti edhe me Batjanicën”, shprehet gazetarja Dikoviç.

Ndërkaq Patriarku i Kishës Orthodokse Serbe para një jave ka dekoruar pjesëtarët e këtyre njësiteve elite ushtarake dhe policore për kontributin, siç thuhet, në ngritjen e kishës  në këtë pjesë të Batajnicës e afër këtij poligoni ushtarako-policor të Serbisë!

Sipas të dhënave të sajtit të Kishës Serbe, kjo kishë i është ngritur Stefan Deçanskit dhe siç thuhet do të tuboj besimtarët nga kjo lagje por do të jetë edhe kapellë e kësaj njësie ushtarako-policore!

Ndërkaq lidhur me këtë rast të papresedencë në botën e civilizuar, është prononcuar edhe Marko Milosavljeviç, përfaqësuese i Iniciativës së të rinjëve për të drejtat e njeriut. Ai ndër të tjera ka thënë:“ Filloi sërish vala e kalimit të padiktueshëm mbi faktet e argumentueshme“!

Pos në Batajnicë, në Serbi janë gjetur edhe tri lokacione me varreza masive të shqiptarëve të vrarë – në Petrovo Selo, Liqeni i Peruçacit dhe në gurthyesin e Rudnicës…

Dhe, për habi në asnjë nga këto tzri vende nuk është ngritur asnjë pllakë përkujtimore, kurse fshehja e trupave të pajetë të shqiptarëve të vrarë ngel në Serbi ende temë tabu!

Forcat demokratike në Serbi këtë fenomen të ngritjes së kishës  në këtë poligon ushtarak dhe afër Varrezës masive të shqiptarëve të vrarë e shohin si një përpjekje të politikës serbe për të mashtruar opinionin demokratik të Serbisë sepse nëse flitet objektivisht atëherë fajësia bie mbi pushtetin që lejoj që trupat e pajetë të shqiptarëve të qëndronin aty deri në vitin 2001…Kjo, sipas forcave demokratike të Serbisë, pushteti aktual po përpiqet që opinionit të gjerë t ia plasoj si një temë të ndritur të bashkëpunimit dhe bashkimit të kishës, ushtrisë dhe policisë serbe!

Gazetarja Jelena Dikoviç është pesimiste se në një të ardhme të afërt do të ngrihet ndonjë Memorial përkujtimor për viktimat e luftës në Kosovë.

Sipas Dikoviç, edhe kjo qeverisje e Serbisë, siç vperuan edhe ato të mëhershmet, as që u ha palla për të ngritur memorialë për viktimat shqiptare që janë varrosur e pastaj zhvarrosur në Serbi. Ky regjim jo vetëm që nuk ka menduar asnjëherë për të ngritur Memorial Përkujtimor në Batajnicë, por ka angazhuar forca shtesë për ta ngritur sa më shpejtë Kishën serbe që është e mundur!

Deri sa në Batajnicë nuk i ngritët viktimave shqiptare një Qendër Memoriale, Serbia do të mbetet shteti dhe vendi që edhe viktimat e të varrosurit i ndan sipas kombësisë që i takojnë!

„Se do të ketë drejtësi dhe dëshirë e vullnet i pjesëtarëve të këtyre njësive ushtarako-policore si dhe të pushtetit që të ngrisin në këtë lokalitet një Qendër Memoriale – vështirë se do ta presim një gjë të tillë, të paktën jo në vitet e ardhshme”, përfundon gazetarja JelenaDikoviq e revistës “Danas” të Beogradit.

“Danas” përkujton se Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut në Serbi në mars të këtij viti kishte bërë një anketë me qytetarë me pyetjen se a duhet ngritur Qendër Memoriale në Batajnicë dhe këtë pyetje e kishin dërguar në 24 adresa të ndryshme dhe nga qytetarët kishin marr PESË përgjigje prej të cilave KATËR ishin pozitive – e përkrahin iniciativën për ngritjen e Qendrës Memoriale në Batajnicë afër Beogradit. Kjo, megjithatë flet mjaft…

/E përgatiti: EsadDujaka/

/360grade.al/

 


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera