» Replikat në rrjet/ Komentuesi akuzon Ramën: Duam vepra jo reklama… Rama: Ky nuk është problemi im xhan

Replikat në rrjet/ Komentuesi akuzon Ramën: Duam vepra jo reklama… Rama: Ky nuk është problemi im xhan

Kryemistri i vendit, Edi Rama, ka bërë disa replika me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook.

Në komente, qytetarët shprehen të pakënaqur, përsa i përket reformës në drejtësi, pasi deri tani nuk është bërë asgjë, dhe pika më e fortë e komenteve në rrjet ishte kërkesa e qytetarëvë, që Rama duhet të veprojë menjëher,ë dhe ti lërë reklamat pasi populli kërkon zgjidhje të problemeve.

Ja komentet mes tyre:

Komentuesi: Leri keto dalje se per ne si popull jan reklama, ne duam vepra e ti shohim e jo fjal, dhe jepi mbeshtetjen kryeprokurores shoqes Arta Marku te veri ne burg ata qe te hedhin mjell ty me ne krye ilir e Monika floriri Lul kriminelin Sali serboviçi me familjen e tij.

Rama: Vaso, lere popullin se populli kupton me mire se ti e se une dhe nese ty te duken reklama bashkebisedimet me grupet e interesit, ky nuk eshte problemi im xhan! As detyra e prokurores se pergjithshme, nuk eshte e imja dhe po te kujtoj qe e imja eshte e para qeveri ne kete vend, qe i ka dhene mbeshtetje te plote prokurorise ne 4 vjet e gjysem me radhe dhe qe ka marre persiper detyren e veshtire te reformimit te drejtesise!

Komentuesi: reforma e drejtesise duhet te ishte denim per ato qe kane vjedhur e abuzuar mbi popull dhe jo te felenderohen per cka kane bere e ti nxjerresh ne pension me pasurine marramendese qe kane bere duke vrare , prere dhe shkaterruar shoqerine shqiptare . Populli kupton shume gjera por kshu do shkoje jeta e shqiptarit. Gjithesesi falenderim te vecante per aq hapa sa keni bere se aq ju lejohet.

Rama:  populli kupton shume me teper se sa une dhe se sa ti, qe akoma s’ke kuptuar se denimet per ata qe kane abuzuar nuk i bej une, po nje drejtesi e pastruar nga ata qe e kane mbajtur peng! Me radhe Blerim me radhe…


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera