» Video/ Rrëfehet ”tezja” kokainës së pastër: Për fëmijët jap jetën, unë për ata jetoj

Video/ Rrëfehet ”tezja” kokainës së pastër: Për fëmijët jap jetën, unë për ata jetoj

E njohur pak në vendlindje, Valentina Tufina kishte pushtuar botën me kokainën që e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri dhe e njëjta shpërndahej në tregun ndërkombëtar të drogës.

Sot ajo ndodhet në burgun e Lipjanit, nga ku ka rrëfyer arsyen pse ka vepruar kështu, në një intervistë për emisionin “Frontal”.

Aryeja ka qenë vetëm një sipas saj, për fëmijët.

Dikur njihej si truri i rrjetit të gjerë të trafikantëve. Laboratori ku përpunohej kokaina e pastër, nisi të punojë edhe në Pejë. Për menaxhimin e tij, kujdesej gruaja nga Tirana që të gjithë e thërrisnin teze.

“Pendesa ka ccdo njeri, por diccka që bëhet nuk kthehet më”, tha ajo, teksa nwnvizon se nuk wshtw penduar qw mori pjesw nw trafikun e drogws. Ajo është e dënuar me 6 vite e gjysmë burg dhe me 7.000 euro gjobë.

“Per fwmijwt jap jetwn, unw pwr ato jetoj. Nwse jam e forte deri tani pwr ato jam. Ato thuhet se kanw edhe miliona, por s’i kane sw femijet e mi punojnw nw 3 e gjyswm tw mengjesit deri nw 1 tw natws”, vijon rrefimin e saj.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera