» Vuçiç ka gati propozimin për Kosovën? Ja çfarë thotë presidenti serb

Vuçiç ka gati propozimin për Kosovën? Ja çfarë thotë presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ende nuk e ka gati propozimin për Kosovën, por nuk është i sigurt nëse do të respektohet “kjo zgjidhje”, të cilën ai do ta ofrojë deri në fund të muajit prill.

Kreu i shtetit serb premtoi se do të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe guxim, por konstatoi se nuk do të jetë lehtë për serbët, transmeton KosovaPress.

“Kam thënë se do të jetë deri në fund të prillit. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë, por do të punoj që të jetë e mundur. Flas vetëm për prezantimin publik, në mënyrë që të mos e dobësoj pozitën e Serbisë, asgjë më shumë”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Beograd.


360grade.al


Kroatët dhe nderi i tyre i pacënuar, që frymëzoi shqiptarët…

Të tjera