» Denoncimi në Boom: 3 fëmijë në një varr!

Denoncimi në Boom: 3 fëmijë në një varr!

Toka në pronësi të kishës katolike e lënë në dispozicion për varrezë, është kthyer në mollë sherri mes fiseve katolike në fshatin Bilaj të Fushë – Krujës.
Pal Perlesi ,një nga banorët e fshatit, është shprehur për “Boom ” se në vitet 1997 dhe 2002 ka varrosur dy fëmijë të lindur të vdekur, një gjashtë dhe tjetri shtatë muajsh, në tokën që i është caktuar nga komisioni i kishës. Një vit më parë bashkëfshatar i tij, ka varrosur në të njëjtin vend, djalin e tij. Sot familjet gjenden në konflikt, ndërkohë që ky varr mendohet se mban brenda tre fëmijë! Gjyshja që ka varrosur dy fëmijët e lindur të vdekur, është gjallë.
Ajo rrëfen se fëmijët e lindur para kohe, një në maternitet dhe një në shtëpi, kanë qenë të formuar plotësisht dhe i ka varrosur pranë njëri-tjetrit. Në zonë vazhdojnë të mbizotërojnë paragjykimet. Pal Perlesi ka ardhur nga Mirdita para 30 viteve në fshatin Bilaj, ku jetonte gruaja e tij.
Ai thotë se sulmi ndaj tij është sulmi, ndaj një jabanxhiu, të cilin duan ta kthejnë nga ka ardhur. Ndre Stojani, ish-kryetar i komisionit të ndarjes së varrezave të kishës pranon se tokën ja ka dhënë ai Pal Perlesit dhe shprehet se njerëzit ka ardhur koha t`i tejkalojnë paragjykimet.
Familja e të riut të varrosur vitin e kaluar në po të njëjtin vend me dy fëmijët e lindur të vdekur, shprehet se vendin e kanë gjetur disa kushërinj të tyre, ndërsa këta të fundit pretendojnë se parcelën e kanë pastruar ata dhe ajo tokë është e fisit të tyre.
Lufta e varreve do të vijojë nesër në “Boom” më të tjera materiale, ndër to dhe deklaratën e fortë e prokurorit të çështjes, i cili shprehet se kemi aq shumë probleme me të gjallët, sa s`na del koha të merremi edhe me të vdekurit.

 


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera