» Vjen kundërpërgjigja e Rusisë ndaj SHBA-së dhe Britanisë, Moska nis fushatën e sulmeve në…

Vjen kundërpërgjigja e Rusisë ndaj SHBA-së dhe Britanisë, Moska nis fushatën e sulmeve në…

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar ngritën akuza këtë të hënë duke thënë se hakerat rusë të mbështetur nga qeveria ruse kanë infektuar routerat kompjuterikë anembanë botës.

Ata thonë se Rusia ka nisur një fushatë kibernetike spiunazhi që kishte në shënjestër agjencitë qeveritare dhe bizneset.
DarkCaracal-1088x725

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë u thanë gazetarëve në një konferencë për media se po planifikojnë të ngrenë një paralajmërim të përbashkët mbi sulmet kibernetike, të cilat synojnë routerët që përbëjnë një pjesë kyçe të infrastrukturës së internetit, raporton “Reuters”.

Kjo fushatë kibernetike spiunazhi thanë ata, mundet që në të ardhmen të ndihmojë një ofensivë sulmesh të tjera.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera