» Aktori i njohur do të martohet me të dashurën 33 vjet më të re!

Aktori i njohur do të martohet me të dashurën 33 vjet më të re!

Aktori i njohur Richard Gere dhe e dashura e tij 33 vjet më e re, Alejandra Silva, do të martohen muajin e ardhshëm. Pas tre vjetësh lidhje ata kanë vendosur që ta çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër.

Sipas gazetës spanjolle ABC, çifti ka zgjedhur Uashingtonin si vendin për të celebruar martesën e tyre me një ceremoni intime. Që në muajin dhjetor filluan thashethemet për një martesë të mundshme, pasi Alehandra u pa me një unazë diamanti në gisht.

Pas kësaj, Alejandra e pyetur nëse do të ketë një martesë së shpejti tha se nuk do të kishte asnjë angazhim ligjor.

 “Sapo jam divorcuar, nuk besoj se do të ketë një martesë ligjore, por ndoshta do të bëjmë një festë të madhe me Richard-in”, u përgjigj Alehandra.

Kjo do të jetë martesa e tretë për aktorin e njohur të “Pretty Women”, i cili ka qenë i martuar dy herë në të shkuarën, në fillim me Cindy Carwfor nga 1991-1995 dhe më pas me aktoren Carey Lowell, me të cilën ka pasur një martesë 14 vjeçare, 2002-2016. Me aktoren Carey ka edhe një djalë, Homerin 18-vjeçar.

Edhe Alejandra nuk e ka dasmën e parë, pasi ka përfunduar një marrëdhënie me ish-bashkëshortin Govind Friedland, me të cilin kanë një fëmijë.

Alejandra, e cila është aktiviste në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ka thënë për  revistën “Hola” në vitin 2016-të: “Richard ka qenë heroi im në jetën reale. Ndihesha pak e humbur, pa dritë dhe takimi me të i ka dhënë një kuptim jetës sime”.

Ndërkohë edhe Gere ka folur për takimin me spanjollen, duke pranuar që “herët a vonë, do të jenë shpirtrat tanë që do të na bashkojnë”.

 


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera