» “Nuk do të bashkëpunoj më me Amin”, Drini tregon se si e priti moderatorja deklaratën e tij

“Nuk do të bashkëpunoj më me Amin”, Drini tregon se si e priti moderatorja deklaratën e tij

Drini Zeqo dhe Amarda Toska kanë prezantuar bashkë “Dancing with Stars” rreth 4 vite më parë por në pëfrundim të spaktaklit kanë rrëfyer se bashkëpunimi mes tyre nuk shkoi edhe aq mirë sa pritej. Në intervistat e tij të mëparshme Drini tregoi se patën një lloj përplasjeje dhe se  të dy ishin më shumë “të ndërtuar” se duhet për të qenë bashkë në skenë. Gazetari pohoi gjithashtu se nuk do të bashkëpunonte më me Amin.
Këtë të shtunë Drini ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës. Dy moderatoret e kanë pyetur se i ka sot marrëdhëniet me Amin pas fjalëve që të dy thanë për njëri-tjetrin në media.
“Nuk mund ta quaj një marrëdhënie të acaruar. Ishte mendimi im që nuk duhet të përsëritej një bashkëpunim i tillë sepse nuk shkoi ashtu siç duhet të shkonte. Jemi takuar me AMin pastaj dhe nuk e kemi hapur më si muhabet. Ne të dy nuk ishim për atë gjë . Nuk mund të ishim bashkë.”,- është shprehur Drini duke shpjeguar se është takuar me Amin dhe Ermalin dhe madje nuk e kanë prekur fare këtë si temë, thjesht nuk mbajnë mërira.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera