» Adriatik Llalla zgjedh mbrojtës ligjor, avokati Hazizaj: E përfaqësoj unë, s’ka procedim penal

Adriatik Llalla zgjedh mbrojtës ligjor, avokati Hazizaj: E përfaqësoj unë, s’ka procedim penal

Në kulmin e përplasjeve me ambasadorin amerikan Donald Lu, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kur zhurma rreth emrit të tij, sa vjen e bëhet më e fortë, për shkak të hetimeve të nisura nga prokuroria e Durrësit, Llalla zgjedh të kontraktojë një mbrojtës ligjor.

Sokol Hazizaj, ka siguruar një prokurë të posaçme për të përfaqësuar ish-kryeprokurorin në procese të mundshme penale, çështje civile apo administrative.

I kontaktuar nga “News 24” dhe “BalkanWeb”, Hazizaj deklaroi se një javë më parë iu drejtua me një memo prokurorisë së Durrësit, për të mësuar nëse ka një çështje penale të çelur ndaj Adriatik Llallës, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera