» Edhe ai plaket, shikoni si ndryshon organi juaj me kalimin e viteve

Edhe ai plaket, shikoni si ndryshon organi juaj me kalimin e viteve

Përveç ndryshimeve të tjera fizike në trup, është logjike që të vijnë edhe ndryshimet në organin tuaj.

Duhet të jeni të vetëdijshëm se funksioni seksual me moshën bëhet më i dobët, sepse niveli i testosteronit bie ndjeshëm. Kjo është arsyeja pse keni nevojë për shumë kohë për të arritur ereksionin.

Për fat të keq, kjo nuk është e tëra. Përveç faktit se keni nevojë për më shumë kohë për të arritur ereksionin, arritja e kulmit nuk është aq e lehtë dhe e shpejtë. Vitet gjithashtu ulin sasinë dhe cilësinë e spermës. Vjen deri te disfunksioni erektil ose impotenca, transmeton KsP.

Mes moshës 40 dhe 70-vjeç, përqindja e aftësisë seksuale te meshkujt bie nga 60% në 30%. Organi juaj, me moshën, kalon nëpër disa ndryshime pasi i afrohet moshës së mesme dhe pleqërisë.

Pamja

Koka gradualisht humbet ngjyrën si rezultat i zvogëlimit të rrjedhjes së gjakut. Ekziston edhe një humbje graduale e qimeve për shkak të niveleve të ulëta të testosteronit.

Madhësia

Është shumë e mundshme të ketë një reduktim të vërtetë në gjatësinë e organit tuaj. Fajtori kryesor për këtë ndryshim është lirimi i ngadaltë i pllakës nga trupi që mund të grumbullohet në arterie të organit dhe të bëjë rrjedhjen e gjakut më të vështirë.

Sëmundja Peyron

Nëse ndodh grumbullimi i parregullt dhe i pabarabartë i indit në penis, kjo mund të shkaktojë lakimin e organit. Kjo gjendje quhet sëmundja e Peyronit dhe mund të shkaktojë ereksione të dhimbshme.

Ndjeshmëria

Organi juaj me kalimin e moshës bëhet më pak i ndjeshëm ndaj çdo stimuli, prandaj ereksioni bëhet një problem në rritje. Kjo është arsyeja pse ekziston një problem me arritjen e orgazmës.


360grade.al


Kroatët dhe nderi i tyre i pacënuar, që frymëzoi shqiptarët…

Të tjera