» VIDEO/ Plagosja në Vlorë, dalin detajet e para (Pamje nga vendngjarja)

VIDEO/ Plagosja në Vlorë, dalin detajet e para (Pamje nga vendngjarja)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nentori”, pranë shkollës së naftës, ku sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi Arif Gerbi.

53 vjeçari mësohet se është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person që ende nuk është identifikuar.
vendi ku ka ndodhur ngjarja

I lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç.

Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.


360grade.al


Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Të tjera