» Ura e Kordhocës drejt rrënimit, angazhohet ushtria për…(360video)

Ura e Kordhocës drejt rrënimit, angazhohet ushtria për…(360video)

Një prej objekteve më të rralla monument kulture në luginën e Drinos po shkon drejt rrënimit total.Bëhet fjalë për Urën e Kordhocës e cila shtrihet në pjesën e poshtme të Lazaratit. Jashtë vëmendjes të drejtorisë së monumenteve të kulturës por edhe ministrisë së linjës ky monument i rralle i cili daton që në shekullin e XIX e me statusin monument kulture fituar 40 vite më parë po përballet vitet e fundit jo vetëm me shkatërrimin e elementeve mbajtës në themele por edhe me një panoramë tepër të trishtë atë të mbetjeve urbane që kanë pushtuar të  katër anët e saj.

Agjensia e Shërbimeve publike në Bashkinë e Gjirokastrës e mbështetur edhe nga forcat e ushtrisë në këtë prag sezoni turstik  kanë ndërhyrë sot duke bërë pastrimin e mbetjeve apo edhe shfarosjen e bimësisë së dendur qe rrezikon monumentin .Major Apostol Stefani pohon se gjëndja e kësaj Ure mjaft të vizitueshme nga turistët është e trishtë dhe për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja e forcave të ushtrisë për ti rikthyer disi dinjitetin.

12  vite më parë,qeveria akordoi 6 milionë lekë për të përforcuar elementët e qëndresës në themele cka ka qenë i vetmi financim në 27 vitet e fundit. Ndërsa sot ura lëngon për shkak të mos përforcimit të elementëve mbajtës në themele.Ura e Kordhocës prej kohësh ka mundësuar lidhjen e fshatit Lazarat me tokat bujqësore që ndodhen në luginë. Ajo është e përbërë nga disa harqe dekorative-karakteristike për periudhen e ndërtimit të saj gjatë shekullit XIX ndërsa ka shërbyer njëkohësisht edhe si objekt në xhirimin e mjaft filmave artistike gjatë viteve ’70-’80. Konstruksioni i gërshetuar me stilin e kohës orientale, i ka dhënë asaj statusin e monumentit të kulturës që mbrohet nga shteti.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera