» Askush nuk e dinte/ Zbulohet lidhja familjare Xhemi Shehut me…

Askush nuk e dinte/ Zbulohet lidhja familjare Xhemi Shehut me…

Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu me elokuencën dhe bukurinë e saj i ka bërë të gjithë për vete dhe duket sikur ka lindur për të qenë pjesë e ekranit televiziv.

Ndoshta nuk e dini, por Xhemi është mbesa e spikeres së parë në televizionin shqiptar, Stoli Beli.

Stoli Beli ka qenë spikerja, gazetarja dhe redaktorja e parë në ekranin shqiptar, në atë që shumë vite më parë filloi si televizioni eksperimental. Ajo në një intervistë për “Panorama Plus” ka rrëfyer edhe lidhjen e gjakut që ka me prezantuesen e njohur Xhemi Shehu, tek e cila thotë se sheh pasqyrimin e vetes.

“Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”-tregon Stolia, e cila tha ndër të tjera se në shtëpi ka ruajtur edhe një album me foto të Xhemit, letra dhe kartolina të saj.


360grade.al


Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Të tjera