» Tashmë sasinë e alkoolit në gjak mund ta masni vet me smartphone…

Tashmë sasinë e alkoolit në gjak mund ta masni vet me smartphone…

Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje të vogël e cila përmes lëkurës tuaj do të matë me saktësi sasinë e alkoolit që keni pirë brenda tre sekondash.

Pajisja e vogël mund të lidhet me smartphone për të cilin janë krijuar aplikacione me ndihmën e Samsungut dhe Qeverisë amerikane.

Në fakt, bëhet fjalë për një sensor të ri që monitoron në vazhdimësi nivelet e alkoolit në gjakun tuaj. Sensori vendoset në lëkurë dhe mund të lidhet me smartphonin.

Pajisja është e kundërt me pajisjen e fryrjes përmes të cilës nga njerëzit kërkohej të frynin për të paktën shtatë sekonda për të zbuluar nivelin e alkoolit që kishin pirë.

Inxhinierët që kanë shpikur pajisjen shpresojnë se ajo do të përdoret për të monitoruar alkoolistët.

Ata pohojnë se pajisja e re është shumë më e saktë se sa ato që janë përdorur deri më tani për matjen e nivelit të alkoolit në gjak.

Testi i gjakut është metoda më e saktë e testit, por ajo duhet të performohet nga një teknik i trajnuar, sikurse janë aplikacionet.

Pajisja është zbuluar në Institutin e Elektronikës në San Diego dhe është testuar në minj.


360grade.al


Kroatët dhe nderi i tyre i pacënuar, që frymëzoi shqiptarët…

Të tjera