» Tirana rikthehet në Superiore, gëzohen tifozët e Partizanit

Tirana rikthehet në Superiore, gëzohen tifozët e Partizanit

Tirana i dha fund dje vuajtjeve të këtij viti në Kategorinë e Parë. Fitorja 3-2 kundër Pogradecit i lejon 24 herë kampionëve të vendit që sezonin tjetër të jenë sërish pjesë e Superligës dhe më të mirëve të futbollit tonë. Por ngjitja e Tiranës nuk gëzon vetëm drejtuesit, futbollistët apo edhe tifozët e saj, por edhe tifozët e ekipeve të tjera dhe sidomos ata të Partizanit.

Mund të tingëllojë i çuditshëm ky fakt, por të gjithë gëzohen sepse derb i kryeqytetit, ndeshja që presin të gjithë me padurim gjatë gjithë sezonit më në fund do jetë sërish në Superligë vitin që vjen. Edhe tifozët e kuq ‘gëzohen’ sepse duan që të kenë përballë kundërshtarin e përjetshëm dhe ta mposhtin në derbi.

Sezoni i ardhshëm është ende larg, por që tani kanë filluar emocionet dhe mendimet se si do jetë derbi i ardhshëm, kush do jenë lojtarët dhe cila tifozeri do ndezë më tepër atmosferën në shkallët e stadiumit.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera