» ZBULIMI/ Sapo ka hyrë në zyrë, Adriatik Llalla ka blerë një aparat të sofistikuar për përgjimin e rrjeteve sociale dhe celularëve

ZBULIMI/ Sapo ka hyrë në zyrë, Adriatik Llalla ka blerë një aparat të sofistikuar për përgjimin e rrjeteve sociale dhe celularëve

Adriatik Llalla ka qenë me sa duket shumë i qartë në momentin që është zgjedhur në krye të organit të akuzës për atë që duhet të bënte, pasi përcolli jashtë zyrës Ina Ramën. Vetëm pak më shumë se dy muaj pasi u zgjodh nga Parlamenti si Prokuror i Përgjithshëm ai e ka pajisur institucionin me aparatura të reja përgjimi.

Vetëm tani që nuk është më në detyrë bëhet zbulimi se një nga veprimet e para që ai ka bërë sapo është ulur në kolltukun e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, ka qenë ajo e blerjes së një aparati të sofistikuar për përgjimet e telefonatave, trafikut të internetit dhe të dhënat që vijnë nga pajisjet elektronike të vëzhgimit.

Kur u bleu dhe sa ka kushtuar

Adriatik Llalla u dekretua si Kryeprokuror më 3 dhjetor të vitit 2012 dhe pak ditë më pas, me votat e deputetëve të PD dhe LSI ai u konfirmua në Parlament dhe mori në këtë mënyrë një mandat 5 vjeçar për të drejtuar organin e akuzës.

Vetëm pak javë më pas, sipas dokumentave që Alpenews.al zotëron, Prokuroria ka blerë për një shumë prej 162 milionë lekësh (16.199,789) ose me kursin e atëhershëm të këmbimit 113 400 euro, një pajisje të sofistikuar përgjimesh. nga firma italiane IPS Intelligence& Public SpA. Pagesa është bërë më datë 28 shkurt të vitit 2013, pra vetëm dy muaj e pak ditë nga hyrja e Llallës në zyrën e Kryeprokurorit.

Çfarë është IPS  

IPS është një kompani italiane, e teknologjisë së lartë me përvojë 30 vjeçare në dizajnimin dhe shpërndarjen e zgjidhjeve “të menjëhershme” për Monitorimin dhe Analizën e Komunikimit.

Sipas asaj që vetë kjo kompani prezantohet në web site-n zyrtar, “zgjidhjet që ofron IPS  janë të dizajnuara posaçërisht për Departamentet e Sigurisë dhe Agjencitë e Inteligjencës të cilat duhet të mbledhin apo përceptojnë, e më pas të analizojnë thellësisht të dhënat siç janë: Telefonatat, trafikun e internetit, si dhe të dhënat që vijnë nga pajisjet elektronike të vëzhgimit.”

Pajisjet e IPS garantojnë zgjidhjet më të avancuara për monitorimin e analizave mbi rrjetet sociale, shërbimet e inteligjencës, telefonat dhe shërbimet që të lejojnë të përgjosh apo njohësh zërat me anë të programeve: Voice Interception dhe Voice Biometrics.

Pikëpyetjet

Më poshtë në video mund të shihni se si bëhet përgjimi me anë të pajisjes që ka blerë Prokuroria e Përgjithshme sapo në krye të saj u ngjit Adriatik Llalla. Pyetjet që shtrohen janë:

A ka transparencë dhe kontroll parlamentar mbi ekzistencën dhe mënyrën e përdorimit të kësaj pajisje?

Duke qenë se pajisja mund të përgjojë e-mail-e, sms, whatsapp, facebook, intsagram, telefonata, etj a ka patur mundësi keqpërdorimi dhe abuzimi për të përgjuar edhe qytetarë që nuk kanë qenë objekt dhe subjekt sipas procedurës strikte që parashikon ligji për raste të tilla?

A kanë qenë në dijeni partnerët tanë ndërkombëtarë për çdo përgjim që është bërë me anët të kësaj pajisje dhe a mund të përdoren të dhënat e saj për linçimin dhe shantazhimin e kundërshtarëve?

Këto dhe shumë pyetjeve të tjera, ndoshta dikush duhet ti japë përgjigje. Kjo, pasi çdo ditë e më tepër po dalin prova dhe fakte kundër ish Kryeprokurorit i cili po hetohet zyrtarisht përveç të tjerash edhe “për shpërdorim detyre”.

/Tema/


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera