» Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta një nga themeluesit e PD-së

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta një nga themeluesit e PD-së

Një ndër studentët e Dhjetorit, është ndarë nga jeta pasditen e djeshme. Bëhet fjalë për Altin Qoshjan, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë ndërkohë që ishte aktiv deri në muajt e fundit të jetës.

 

Altin

 

Qoshja është ndër themeluesit e PD-së dhe një ndër aktivistët e dhe zyrtarët e saj më të devotshëm. Ai ishte anëtar i grupimit “Dhjetori ’90” ndërkohë që mbajti detyra të rëndësishme në PD dhe administratën publike për shumë vite.

altin-qoshja

Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen për humbjen në rrjetet sociale. Po ashtu edhe Partia Demokratike me anë të një mesazhi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet për humbjen e një prej 343 firmëtarët e krijimit të kësaj force në 11 dhjetor 1990.

“Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.
27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.
Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.
Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit! I paharruar qofte mes nesh!”

altin-qoshja


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera