» Tregu i sigurimeve nis me rënie

Tregu i sigurimeve nis me rënie

Viti 2018 ka nisur i dobët për tregun e sigurimeve. Në dy muajt e parë të vitit, primet e sigurimit kanë pësuar rënie, që ka prekur shumicën dërrmuese të kompanive në treg.

Në tregun më të madh, atë të sigurimeve të jo-jetës, nga tetë kompani, gjashtë prej tyre kanë arkëtuar më pak prime krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me përjashtim të Albsig dhe Atlantik, kompanitë e tjera të tregut kanë pësuar rënie të të ardhurave nga primet.

Produkti kryesor i sigurimit vullnetar, ai kundër zjarrit dhe forcave të tjera të natyrës, ka pësuar rënie me 25% në muajt e parë të vitit. Në rënie të thellë paraqitet edhe sigurimi i aksidenteve, produkt ky i lidhur kryesisht me udhëtimet jashtë vendit. Krahasuar me një vit më parë, primet prej këtij produkti kanë rënë me 45%, njofton scan.tv.

Ndërkohë, rënia është shtrirë edhe te kartoni jeshil, një prej produkteve kryesore të sigurimit të detyrueshëm. Sigurimi që mbulon dëmet kundër palëve të treta për lëvizjet jashtë territorit të Shqipërisë ka pësuar rënie me afro 8% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Tregu i sigurimeve vazhdon të ngelet i paqëndrueshëm dhe i varur, në pjesën dërrmuese, nga sigurimet e detyrueshme ose gjysmë të detyrueshme.


360grade.al


Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD

Të tjera