» Kryeministri një avokat i shushunjave mëkatare që po përgatiten ta braktisin…

Kryeministri një avokat i shushunjave mëkatare që po përgatiten ta braktisin…

Vijon dritëshkurtësia kryeministrore, që nuk e kupton se tensionet kanë mbërritur në kulm dhe situate është përgjithësisht e sëmurë..
Vijon përzgjedhja e pakuptueshme e Gjykatës së Kukësit, në lidhje me të 11 të arrestuarit protestues, që mbeten në burg.
Vijon të mos ndjehet qartësisht se nervat janë krejtësisht të zhveshura dhe se teprimet abuzive që kanë mbërritur shifra dhe kuota të papërfytyrueshme, nuk kapërdihen më kollaj nga askush.
Realiteti tashmë konsumohet përpara syve të të gjithëve.
Super luks vezullues, sfidues dhe pordhëmadh nga njëra anë, ministrash, drejtorësh dhe sipërmarrësish të përkëdhelur nga pushteti dhe padrejtësi e theksuar sociale nga ana tjetër.
Djelmosha që futen në burg, për pak gjë, me ose pa të drejtë ligjore dhe buaj të korrupsionit që shkelin si harbutë në zyrat e shtetit, me sytë nga arka e qeverisë, grabitqarë të pashoq dhe llapaqenë të sprovuar tashmë.
Të vërtetat janë tashmë bardhë e zi dhe kontrasti i thellë dhe acarues, nuk mbushet dot më, me ngjyrat e rreme të fjalimeve kryeministrore, të cilave u ka rënë shkëlqimi, sepse janë shndruar tashmë në avokatinë e mëkatarëve të mëdhenj të këtij vendi.
Kryeministri avokat, që mbron përkundrejt gjygjit të Opinionit publik, palën mëkatare, palën gjakpirëse, që fryhet si shushunjë në kurriz të shumicës popullore, pa kuptuar as ai vetë dhe as kupola që ka krijuar, po shndërrohet me shpejtësi në një personazh antipatik.
Tepsia dhe Timoni që morri, krejt për vete, e ka lënë si peshku pa ujë, pasiqë nuk ka më se ku të qahet dhe të justifikohet se ja prishin qeverisjen dhe projektet shtetformuese, aleatët dhe “maskarenjtë” e domosdoshëm për të mbajtur pushtetin, në emër të gjoja “gjërave të mëdha” dhe shtetformuese…
Dhe ay, kryeministri, ndjehet i gëlltitur nga antipatia në rritje.
Krejt i paaftë të gjejë Zgjidhje, që ta afrojnë me shumicën popullore, që ndjehet e tradhëtuar, nga ky kryeministër i të Pasurve, që e ka vënë qeverinë dhe shtetin në punë, si të ishte një shtojcë e ca pak kompanive të mëdha shqiptare.
Më rëndë Rama nuk ka qenë asnjëherë deri më sot.
Dhe e keqja është se ai, nuk del dot më nga kjo grackë perfekte detyrimesh dhe ndër-vartësie ndaj oligarkëve, të cilën e ka krijuar vetë, në mënyrë të talentuar…
Mirëpo shushunjat, duan, ashtu si edhe vampirët, gjithmonë e më shumë gjak të freskët konçesionesh… kjo është natyrë e tyre. Nëse ky gjatoshi nuk u shkon tashmë krejt pas oreksit, ata e braktisin…
Sepse e kanë paguar sigurisht “gjobën”, ndaj tij ose ministrave të tij…/360grade.al/


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera