» Ekskluzive: Besim Beqaj do të shkarkohet nga pozita e ministrit

Ekskluzive: Besim Beqaj do të shkarkohet nga pozita e ministrit

Mësohet përmes burimeve që Veseli dhe Haradinaj tashmë ia kanë bërë të ditur se në momentin që do të konfirmohet aktakuza ndaj tij, do të shkarkohet nga pozita e ministrit të Inovacionit për shkak të përfshirjes në aferën “Pronto” Të premten Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë për disa persona, ndër ta edhe zyrtarë të lartë të PDK’së, për aferën që simbolizon partinë e Kadri Veselit, aferën “Pronto”. “Po të ishte ministri i partisë sime do ta shkarkoja për dy minuta” kishte thënë Kadri Veseli për ish-ministrin Flamur Sefaj pas skandalit me kidnapimin e shtetasve turq.
E një vendim të tillë kryetari i PDK’së nuk e ka marrë për ministrin e Inovacionit Besim Beqaj dhe deputetin Zenun Pajaziti. Por, Gazeta Express mëson se Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Veseli i kanë kërkuar ministrit të Inovacionit që të lirojë detyrën e tij, sapo të konfirmohet aktakuza ndaj tij. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri në emisionin Pressing që transmetohet sonte në televizionin 7. Shefi i Qeverisë ka thënë se sapo të konfirmohet aktakuza ndaj tij, Beqaj duhet ta lirojë pozitën e ministrit. Vetë Beqaj nuk ka reflektuar as pas ngritjes së aktakuzës. Ai menjëherë pas njoftimit nga Prokuroria Speciale, ka thënë se është institucionalist dhe ka thënë se është i gatshëm të argumentoj secilin veprim të tij. “Unë, kam qenë dhe jam institucionalist dhe besoj se në Kosovë ka institucione të përgjegjshme dhe profesionale të cilat do e trajtojnë në hollësi rastin në fjalë.
Unë jam i gatshëm, sikurse kam qenë deri më tani, të shpjegoj dhe të argumentoj secilin veprim timin politik dhe ligjor. Faktet e shkruara dhe dokumentet kanë gjithmonë më shumë vlerë se vlerësimet momentale dhe ato tendencioze”, kishte shkruar Beqaj në reagim e tj dërguar mediave. Prokuroria Speciale javën e kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave të dyshuar për aferën e njohur si “Pronto”, shumica prej të cilëve zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve.
Esat Dujaka

360grade.al


‘Turbina, një hale, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash’

Të tjera